"Për një natë Komuna e Prishtinës rezervon 30 dhoma në vlerë 2500 euro" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Për një natë Komuna e Prishtinës rezervon 30 dhoma në vlerë 2500 euro”

    Insajderi
    06 February 2022 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asamblisti nga Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, ka dalë me një reagim për shpenzimet e kabinetit të ri të kryeqytetit për një natë në një hotel, shkruan Gazeta Insajderi.

    Azemi përmes një postimi në Facebook ka thënë se qeverisja e re në Prishtinë ka rezuervuar 30 dhoma në vlerë prej 2500 euro, pastaj ka përmenduar edhe naftën, ushqimin, pijet.

    Ai u shpreh i habitur se pse për këtë ende nuk ka reaguar askush, ndërsa për shpenzimet  e derivateve nga deputetët është bombarduar Facebook-u, shkruan Insajderi.

    “Për dy muaj deputetët 800 euro naftë. Dhe siq pritej bombardon facebooku sepse aty ka deputetë edhe të VV-së.  Për një natë Komuna e Prishtinës rezervon 30 dhoma në vlerë rreth 2500 euro. (Plus karburanti, plus ushqimi, plus pije, plus salla). Sepse hala pa ja nisë punës kabineti i ri ka nevojë për pushim. S’ka ndonje reagim.

    Edhe me përmen të thojnë ti me ata po krahasohesh a? 😅 Qa thojnë stupcat për standartet?”, ka shkruar Azemi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark