
Ambasadorët supozohet të përfaqësojnë vendet e tyre në mënyrën më të mirë të aftësive, por nganjëherë edhe ata dinë të dështojnë keq. Ambasadori i Serbisë në Poloni Nebojsha Koshutic këtë herë tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale me xhaketën e tij tepër të ngushtë, shkruan Insajderi.
Nebojsha Koshutic i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Lituanisë Gitanas Nauseda në Vilnius, ku nuk ka ambasadë serbe. Ata diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrat për t’i përmirësuar ato, njoftoi ambasada në Poloni.
Por sapo fotoja e tyre u bë virale në rrjetet sociale, ajo u bë objekt tallje. Të gjithë vëmendjen vodhi xhaketa e Koshutic-it.
“Butoni i parë i Serbisë”, “Diplomacia serbe në një foto” janë vetëm disa nga komentet që ndryshuan rrjetet sociale, e shumë prej tyre thanë se do të ishte më mirë të mos i vishte as butonat e xhaketës.
Për të fshehur shijen e diskutueshme të modës së ambasadorit të saj, Ambasada e Serbisë në Poloni e ka “prerë” pjesën e poshtme të fotografisë në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.