Për pesë ditë, 89 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në rajonin e Ferizajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për pesë ditë, 89 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në rajonin e Ferizajt

    Insajderi
    27 January 2025 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia na njoftuar se Njësia e Komunikacionit Rrugor ka nisur që prej datës 21 janar, zbatimin e planit operativ të koduar “Përdorimi i telefonit & rripi i sigurisë”.

    Ky plan, sipas policisë ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të trafikut rrugor.

    “Fokusi kryesor i këtij plani është: Parandalimi dhe ndëshkimi i përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si një ndër shkaqet e aksidenteve. Kontrolli i përdorimit të rripit të sigurisë nga drejtuesit dhe pasagjerët, për të garantuar sigurinë personale në rast aksidenti”, thuhet në njoftim.

    Tutje, bëhet e ditur se që nga data 21 deri më 26 janar, janë shqiptuar 89 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes dhe 37 për mospërdorim të rripit të sigurisë.“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor do të jenë të pranishën në pika të ndryshme në rrugët magjistrale, por edhe në rrugët e qyteteve të rajonit : Ferizaj, Kaçanik,Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, duke përdorur teknologji moderne për monitorimin dhe dokumentimin e shkeljeve”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark