Për pesë muaj mbi 600 çifte i dhanë fund martesës së tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për pesë muaj mbi 600 çifte i dhanë fund martesës së tyre

    Insajderi
    15 July 2025 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga janari deri në maj 641 çite i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

    Ndërkaq sipas të dhënave të ASK-së vetëm gjatë muajit maj të këtij viti, janë regjistruar 113 raste të shkurorëzimeve, e që është një rënie prej 19 përqind krahasuar me muajin prill.

    “Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin Maj janë 113 raste, krahasuar me muajin Prill kemi rënje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (-19 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.

    Sipas të dhënave të ASK-së për muajin maj, me numër të shkurorëzimeve vazhdon të prijë Prizreni me 16 raste, pasuar nga Peja me 5 raste dhe Mitrovica e Istogu me nga 7 raste.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark