×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Për San Marinon, në Eurovizion këndon një turk

    Insajderi
    21 April 2016 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serhat Haxhipashaloglu deklaroi se ndjehet i befasuar, sepse për herë të parë ndodh që një turk përfaqëson që vend të huaj në Eurovision.

    Në festivalin evropian të këngës Eurovision 2016, San Marinon do ta përfaqësojë këngëtari turk, Serhat Haxhipashaloglu me “I Didn’t Know”, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

    Serhat Haxhipashaloglu deklaroi se ndjehet i befasuar, sepse për herë të parë ndodh që një turk përfaqëson që vend të huaj në Eurovision, shkruan Kultplus.com.

    ”Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe kërkon shumë punë. San Marinoja ishte në kërkim të një personi për ta përfaqësuar në Eurovision. Vitin e kaluar arrita sukses me një këngë në gjuhën frënge ‘Je m’adore’, e cila në listat ndërkombëtare të muzikës ishte në vendin e parë. Suksesi i kësaj kënge tërhoqi vëmendjen e tyre dhe përmes menaxherit tim pranova ftesën për të përfaqësuar këtë vend. Ndjehem i befasuar që për herë të parë ofrohet mundësia që një turk që jeton në Turqi të marrë pjesë në gara për një vend të huaj”, tha ai.

    Serhat ka kohë që këndon në gjuhë të huaja. Kënga e tij për Eurovizionin e sivjetmë që mbahet në Suedi nuk është fort e pëlqyer, megjithatë një pjesëmarrje e tillë dukshëm do ta bëjë atë më të njohur në tregun muzikor evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark