Që nga vitet e 90-ta Ura mbi lumin Ibër, që tash njihet edhe si simboli që ndan Mitrovicën e jugut me atë të veriut, mbeti e pakalushme për automjete.
Pas shume vitesh Kuvendi i Komunes së Mitrovicës së veriut, në prill të vitit të kaluar vendosi që të bëhej hapja e saj.
Kanë kaluar më shumë se 1 vit por ky vendim nuk është zbatuar ende.
Reagime për çështjen e hapjes së urës pati edhe nga Lista Serbe. Ku sipas tyre ura nuk mund të hapet pa pëlqimin e komunitetit serb.
Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin verior, Veton Elshani se fundi në një deklarate ka thënë se ura mbi Ibër “do të hapet shumë shpejt” dhe se është duke u diskutuar me eprorët se si të bëhet kjo.
Qytetarët e Mitrovicës kanë kanë dhënë opinonin e tyre lidhur me këtë çështje.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: