Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka njoftuar se krahas fushatës shtëpi me shtëpi, në respektim të masave anti covid dhe në përgjigje të interesimit të madh të qytetarëve, gjatë ditëve në vijim do të bashkëbisedojë në zyrën e shtabit zgjedhor me qytetarët çdo ditë.
Kjo do të bëhet nga ora 18:00.
“Duke respektuar masat kundër pandemisë, mblidhemi dhe do të flasim për ndryshimin e vërtetë që i duhet Prishtinës.
Bashkë me kandidatët: Erblin Asllani, Xhevahire Vllasaliu – Zhuniqi, Ergyn Dobërçani, Dren Shahini, Roni Aruçaj, Milaim Vitia, Dhurata Salihi, Donjeta Arifi, Alberta Binçe dhe Endrit Gashin sot takojmë banorët e lagjeve: Bregu i Diellit, Aktash, Hajvali, Veterniku dhe Mati 1″, ka shkruar Haradinaj.
“Shihemi në zyret e shtabit zgjedhor, tek Sheshi 21”.