×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Për shkak të coronavirusit Apple do të prezantojë më vonë iPhone 12, 12 Max, 12 Pro dhe 12 Pro Max

    Insajderi
    31 May 2020 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    iPhone 12 po vjen, por ne do të duhet të presim edhe për pak kohë.

    Shumica prej nesh do të ishim me siguri të ngazëllyer për të marrë në duart tona telefonin më të ri nga Apple, i cili ka vendosur të vijë me katër modele të ndryshme: iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max, transmeton Telegrafi.

    Zakonisht Apple i lançon produktet e saj në shtator, por për shkak të një vonesë të shkaktuar nga kriza globale e coronavirusit, pasi zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë në të gjithë industrinë e teknologjisë, tashmë është njoftuar se do të ketë vonesa në prezantimin e iPhone 12.

    Tashmë lajmet që po qarkullojnë në internet tregojnë se iPhone 12 dhe 3 modele tjera do të prezantohen në nëntor.

    Por coronavirusi nuk ka ndikuar vetëm te Apple.

    Kjo pandemi ka ndikuar edhe te shumë kompani tjera në prodhimin e tyre.

    Kompani të tilla si Microsoft dhe Nintendo kanë raportuar vështirësi, duke pezulluar prodhimin e tabletit Surface, përkatësisht Nintendo Switch.

    Celularët e rinj të Apple janë vendosur të lejojnë rrjetin 5G. Po ashtu edhe më herët është njoftuar se iPhone do të jetë një smartphone i lirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark