×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Për shkak të defekteve, Maserati tërheq nga tregu rreth 40,000 vetura

    Insajderi
    05 February 2017 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania e veturave, Maserati në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar se do të tërheqë nga tregu të paktën 39,381 vetura të saj, pasi ka zbuluar dy defekte që mund të shkaktojnë zjarrin e automjetit.

    Nga tregu janë tërhequr veturat e prodhuara mes viteve 2014-2017 – Quattroporte, Ghibli, dhe Levante -, derisa kompania thotë se defektet janë vërejtur tek ulësja e parë e veturave, njofton Insajderi.

    Në raste të rralla, këto defekte mund të rezultojnë në një rrezik elektrik dhe hapje të zjarrit. Kompania pret që të tërheq 39,381 automjete më 21 mars të këtij viti, për t’ia rregulluar defektet e evidentuara.

    Kompania Maserati, po ashtu tha se disa makina Quattroporte dhe Ghibli të viteve 2014-2015 kanë defekt në linjat e karburantit. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark