Butrin Avddyli, i cili vuan nga një sëmundje e lëkurës nuk ka mundur të ushtroj sot të drejtën e tij për të votuar. Në fakt kjo shtë hera e dytë që atij i është ndaluar të votoj, pasi që sëmundja e lëkurës prej së cilës ai vuan detektohet nga aparatet e skanimit sikur të kish votuar.
Ai përmes një statusi të gjatë përmes Facebook ka treguar, se ka kërkuar ndihmë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe nga numrat kontaktues, por se nuk ka marrë ndihmë. Sipas tij, zyrtarët që i janë lajmëruar i kanë thënë se “E dimë, je ndër 7-8 rastet unike në Kosovë, që gishtat iu reflektojnë dyshim, por nuk kemi çka me t’bo”.
Postimi i plotë i Butrint Avdylit:
KOSOVA VOTON, por jo edhe Butrinti ?
Gjithmonë ma kanë thanë: “Ti s’je për këtu, me ketë qetësi i përshtatesh një vendi tjetër” – aq ma tepër këtë e kam vërtetu sot kur për të dytën herë radhazi si qytetar i kësaj Republike, mu MOHUA e drejta e votës!
Si në zhjedhjet lokale të tetorit të 2017-s, ashtu edhe këto elektorale të sivjetshme, unë mbetem jashtë procesit të votimit.
Mesa duket përgatitjet disa mujore e mijëra euro që harxhohen për mobilizimin e zgjedhjeve nga shteti (para që burojnë nga ne taksapaguesit), duket se nuk janë të mjaftueshme për avancimin e teknologjisë në proces të voimit, dhe ndërmarrjen e masave konkrete kur një qytetari te hyrja i ekzaminihen gishtat “nën dyshim” nga rrezet ultra-violete, ani pse ai nuk ka votuar!
Nuk e di a jemi ndër vendet e vetme në botë ku unë nuk do të mund të votoj, vetëm për shkak se jam i prekur nga një “sëmundje” e lëkurës që mainfestohet në gishtërinj, dhe gishtat e mi reflektojnë në aparatin e skanimit? A qenka kaq e vështirë të vërtetohet përmes listave të votimit, nëse unë e kam kryer apo jo obligimin tim qytetar? A qenka kaq e vështirë të vërtetohet përmes letërnjoftimit dhe nënshkrimit që unë nuk kam votuar? ?
Edhe më simpatike bëhet situata kur vendos t’i besoj reklamave të panumërta të tipit “Raporto mos-mbarvajtjen në këtë numër telefonik…”, dhe kur i thërras KQZ-në, më përgjigjen: “E dimë, je ndër 7-8 rastet unike në Kosovë, që gishtat iu reflektojnë dyshim, por nuk kemi çka me t’bo” ?♂️.
Gjithmonë e kam ditë sa me fat jam, me qenë n’mesin e 7-8 njerëzve ”të dyshimtë”, nuk osht mundësi që i jepet çdokujt ?.
Nejse, nuk po m’jet zhig për besë, se në Kosovën tonë të paqëndrueshme mbas një viti (maksimum 2) ka me pas prap zgjedhje, por Kosovë unë nuk do t’votoj mo – 3 herë mundësinë me ta dhanë shumë po m’doket.
Gjithsesi, suksese krejt kandidatëve (juve t’pestëve që ja u kom pas bo nezra – nuk ke e shkrume, çka me bo ?).
Fitofshin më të mirët, ata që ishalla me të vërtet ndonjë ditë kanë me konitribu për me e ngrit ket vend!
PS: Valdete ❤️, kjo s’ka t’bëjë kurgjo me ty se e di që për besë je mundu e përgatit shumë për këto zgjedhje, po çka me bo…ndodhin nganjëherë si shpesh!