Turqia i ka supsenduar afro 12,800 oficerë të policisë, për shkak të dyshimeve se kanë lidhje me klerikun, Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara.
Policia kombëtare e Turqisë ka njoftuar sot se më se 2,500 oficerë janë shefa të policisë, raporton REL.
Dhjetëra mijëra njerëz janë shkarkuar ose pezulluar nga puna për qeverinë e Turqisë, prej puçit të dështuar në muajin korrik, ndërsa afro 3,200 persona janë arrestuar lidhur me këtë grushtshtet.
Qeveria e Turqisë e akuzon Gulenin se e ka orkestruar puçin. Gulen i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
Ankaraja i ka hedhur poshtë pretendimet se po e shfrytëzon puçin si arsyetim për tu liruar nga kundërshtarët politikë.
Dje, qeveria ka shpallur se do të zgjatet edhe për tre muaj gjendja e jashtëzakonshme, e cila ishte imponuar pak kohë pas grushtshtetit të dështuar.
Kjo gjendje i mundëson presidentit dhe qeverisë që të udhëheqin me dekrete.