Ministria e Mbrojtjes ka anuluar pjesëmarrjen e mediave në ceremoninë e diplomimit të deminierëve të kursit të pare me kontigjentin ukrainas nën arsyetimin për “shkaqe të ndejshme të natyrës së sigurisë”.
Një gjë e tillë u njoftua nga vetë Ministria e Mbrojtjes.
“Ju njoftojmë se ftesa që është bërë për aktivitetin e “Ceremonisë së diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas” në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, për ditën e sotme, për shkaqe të ndjeshme të natyrës së sigurisë anulohet, pra nuk do të ketë prani të mediave”, thuhet në njoftim.
Ata s’kanë dhënë detaje të tjera lidhur me këtë. /Insajderi.org/