Për shpërthimin në Rusi, dyshimet bien te ISIS dhe nacionalistët çeçenë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Për shpërthimin në Rusi, dyshimet bien te ISIS dhe nacionalistët çeçenë

    Insajderi
    04 April 2017 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia ende nuk ka një përgjigje të qartë se kush qëndron pas sulmit me bombë në metronë e Shën Petërburgut.

    I dyshuari besohet se është një aziatik rreth të njëzetave, ndërsa ka raportime jozyrtare se  një i dyshuar është vetëdorëzuar në polici për të deklaruar se nuk është ai fajtori.

    11 persona gjetën vdekjen dhe rreth 50 të tjerë u plagosën, si pasojë e shpërthimit në një tren. Një mjet plasës i pashpërthyer u gjet dhe u neutralizua më pas nga forcat e sigurisë.

    Kryeministri rus Dimitri Medvedev, në një postim në Facebook, e cilësoi një sulm terrorist, por hetimet po fokusohen edhe në pista të tjera, si ajo e sulmit nga nacionalistë çeçenë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark