Kiara Llanaj, një vajzë e re nga Vlora tregoi rrugëtimin e saj nga të qenët ateiste në besimtare të krishterë.
Ajo rrëfeu se disa vjet më parë në shoqëri kishte qenë personi që sa herë hapej tema e fesë ishte e vetmja që merrte përsipër argumentet që Zoti nuk ekzistonte.
Ajo solli në kujtesë momentin kur vendosi të njihte zotin dhe ishte pikërisht dita kur kishte hyrë për herë të parë në katedralen katolike.
“Pika e kthimit ka ndodhur para 2 vitesh kur pësova një krizë ekzistenciale. Këmbët vetë më çuan brenda katedrales dhe nuk kisha frikë. Kur kam hyrë brenda kam ndjerë një çlirim, kam dëgjuar një zë të brendshëm që më tha çdo gjë do jetë OK. Ishte hera e parë që futesha në një kishë vetë, asnjëherë nuk kam qenë e interesuar dhe shkoja vetëm për inerci në kishën e Laçit me familjen. Te katedralja ndjeva një dëshirë për të njohur Zotin, thjesht qëndroja ulur. Shkoja në kishë dhe thjesht rrija ulur derisa një ditë vendosa të drejtoj një premtim në qiell. Aty kanë ndodhur shenja të ndryshme në jetë time, për mua janë mrekulli se më sollën këtu ku jam”, tregon ajo.