Hasan Tolaj nga Prilepi i Deçanit bën rrugën e njëjtë tash e pesë vite. Duke qenë se dikur ka punuar në ndërtimtari, sot 72-vjeçari merret me krejt diçka tjetër. Ai del çdo javë në qytete të ndryshme të vendit, për të shitur produktet të cilat i kultivon bashkë me familjen.
Edhe Prizreni është njëri ndër vendet që 72-vjecari shet produktet e tij. Ai thotë se shpeshherë ka hasur edhe në probleme të ndryshme.