Në Xhaminë e Fshatit Kraishtë në komunën e Lipjanit dhurimi i gjakut për të shënuar ditën e pavarësisë tashmë është kthyer në traditë.
Për të 11-tën herë me rastin e festës qytetarët mblidhen atje dhe dhurojnë gjak.
Deri tani siq mëson Insajderi mbi 60 persona kanë shkuar vullnetarisht ta mbështesin aktivitetin duke dhuruar gjak.
Njoftimi ishte bërë i ditur nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan.