Për të 24-ën herë, Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën konstituive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për të 24-ën herë, Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën konstituive

    Insajderi
    31 May 2025 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës edhe sot do të vazhdojë seancën konstituive, duke nisur nga ora 10:30. Kjo shënon përpjekjen e 24-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Edhe seancën e kaluar, të enjten, deputetët refuzuan për të pesëmbëdhjetën herë rresht ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentar.

    Këtë formë të votimit e propozoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari, më 1 maj pasi e propozuara e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, dështoi radhazi të merrte votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark