Për të dytin sezon rresht, Muriqi arrin t’ia shënojë Realit golin e parë në La Liga - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Për të dytin sezon rresht, Muriqi arrin t’ia shënojë Realit golin e parë në La Liga

    Insajderi
    30 August 2025 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vedat Muriqi ka shënuar golin e tij të parë, njëkohësisht edhe golin e parë në sezonin e ri Real Madridit.

    Muriqi arriti ta kalonte Mallorcën në epërsi në minutën e 18-të të ndeshjes që po zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

    Por, statistikë interesante është që “Pirati” nga Kosova po ia shënon Realit golin e parë në dy sezone rresht.

    Kjo pasi Muriqi i pati shënuar Realit gol edhe në ndeshjen hapëse të sezonit të kaluar e cila pati përfunduar baras me rezultat 1:1 me golat e Rodrygos në të 13-ën dhe Muriqit në të 53-ën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark