“Për të ruajtur dinjitetin dhe të vërtetën e luftës” - veteranët e Pejës nisin pastrimin e listave të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Për të ruajtur dinjitetin dhe të vërtetën e luftës” – veteranët e Pejës nisin pastrimin e listave të UÇK-së

    Insajderi
    16 June 2025 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pejë ka shpallur një nismë për “përgatitjen dhe pastrimin e listave të luftëtarëve të UÇK-së” në këtë komunë.

    Kjo nismë, u tha se po ndërmerret me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të qytetit, si nevojë “për të ruajtur dinjitetin dhe të vërtetën e luftës”.

    “Me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të qytetit të Pejës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Dega në Pejë, shpall nismën për përgatitjen dhe pastrimin e listave të luftëtarëve të UÇK-së në Komunën e Pejës. Kjo iniciativë vjen si nevojë për të ruajtur dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare, për të respektuar sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për liri dhe për të ndarë me përgjegjësi e drejtësi emrin e shenjtë të luftëtarit të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e degës së OVL-UÇK-së në Pejë.

    “Ftojmë të gjithë bashkëluftëtarët, familjarët dhe strukturat lokale që të jenë pjesë e këtij angazhimi të përbashkët, për të ruajtur të pastër historinë dhe të shenjtë kontributin e secilit luftëtar të vërtetë. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! Nderim të gjithë luftëtarëve të lirisë!”, thuhet më tej në njoftim.

    Rasti i njohur si “Veteranët”, që ka të bëjë me fryerjen e listave të veteranëve të luftës, është ende në proces gjyqësor që nga vitit 2018, kur Prokuroria Speciale kishte shpallur aktakuzën ndaj disa personave që ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve të Luftës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark