Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se paqja është e vetmja rrugë, ndërsa konfirmoi se rrugëtimi dhe qëllimi i FSK-së është vetëm anëtarësimi në strukturat e NATO-s.
Ai thase do të përmbushet çdo detyrë që të arrihet kjo, teksa njoftoi se FSK-ja ka blerë pajisje të reja ushtarake.
“Ngritjen e kapaciteteve tona do t’i bëjmë gjithmonë sipas standardeve të NATO-s. Sepse rruga dhe rrugëtimi ynë është iqartë. Destinacioni ynë është një dhe i vetmi: anëtarësimi në NATO. Prandaj, ne do të jemi përmbushës të çdo detyre, çdo obligimi që kërkohet që ne të bëhemi pjesë e familjes euro-atlantike”, tha Mehaj.
Ai tha se ngritja e kapaciteteve ushtarake është bërë “për t’i dalë zot vendit”, të cilin tha se “do ta mbrojmë kurdo që do të jetë e nevojshme”.
“Gjatë këtyre dy viteve, fokusi ynë kryesor ka qqenë në rritjen e numrit të ushtarakëve, trajnime, stërvitje e shkollime, pastaj në ngritjen e kapaciteteve luftarake përmes blerjes së pajisjeve ushtarake dhe sistemeve të reja. E gjithë kjo është bërë për t’i dalë zot vendit tonë. Atdheun e çliruar dhe lirinë e fituar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ne do ta mbrojmë kurdo që do të jetë e nevojshme”, tha Mehaj.