Për t’i shpëtuar faturës, emigranti shtiret sikur pëson atak kardiak në 20 restorante – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Për t’i shpëtuar faturës, emigranti shtiret sikur pëson atak kardiak në 20 restorante

    Insajderi
    01 November 2023 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kemi parë aktorë profesionistë në teatër, seriale apo filma, por rasti i këtij 50-vjeçari është krejtësisht unik. Mediat e huaja shkruajnë se një emigrant nga Lituania ka frekuentuar një sërë restorantesh në rajonin e Costa Blanca të Spanjës, e në 20 prej tyre ai është shtirur sikur ka pësuar një atak kardiak.

    “Ishte shumë teatrale, ai bëri sikur i ra të fikët dhe u rrëzua në dysheme”, është shprehur një menaxher restoranti. 50-vjeçari shijonte vaktin, dhe fiks në momentin që duhej të paguante faturën rrëzohej në dysheme në formën më dramatike.

    Menaxheri i një restoranti tjetër, El Buen Comer, tha: “Ne e kemi dërguar foton e tij nëpër të gjitha restorantet, ai s’mund ta bëjë më këtë. Askush të mos i shërbejë!”

    Siç thonë dhe klientë të restoranteve të ndryshme, ai aktronte aq mirë sa ishte e vështirë ta kuptoje.

    “Ai shtrihej në dysheme sikur i dhimbte gjoksi dhe dridhej”, u shpreh një prej tyre.

    Edhe pse ai është vënë në pranga për këtë arsye, është lënë sërish i lirë pasi bëhej fjalë për shuma të vogla parash. Por së fundmi, 50-vjeçari është burgosur për 42 ditë, pasi refuzoi të paguante faturat e dy restoranteve.

    Nga ana tjetër, drejtuesit e restoranteve kanë përgatitur një ankesë pasi sipas tyre ai duhet të kalojë rreth dy vjet në qeli, në mënyrë që të mos e përsërisë më një gjë të tillë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark