Tri ditë më radhë do të marshohet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Kështu ka njoftuar Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ai tha se me 3 prill marshi do të mbahet në Hagë.
Në fillim të prillit, marshi do të mbahet në New York, ndërsa të nesërmen në Prishtinë dhe me 3 prill marshi do të mbahet në Hagë.
“Me 1 Prill në New York, më 2 prill në Prishtinë, më 3 prill në Hagë. “Marshojmë për drejtësi” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së”!”, ka shkruar Behrami në Facebook.