Për t’u bërë deputet duhen 4 mijë vota tek partitë e vogla, rreth 10 mijë tek partitë e mëdha – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Për t’u bërë deputet duhen 4 mijë vota tek partitë e vogla, rreth 10 mijë tek partitë e mëdha

    Insajderi
    10 October 2019 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përqindja e subjekteve politike në zgjedhjet e 6 tetorit përcakton edhe ulëset në Kuvend. Me respektimin e kuotës gjinore, kandidati i tretë duhet të jetë femër, në këtë formë bazuar në praktikat e kaluara, ka pasur raste kur dallimi me votë ka qenë i madh.

    “Përllogaritja e numrit të deputetëve dhe numrit të votave që iu duhen atyre, bazohen në numrin e ulëseve që ka fituar secili subjekt. Pra nëse një subjekt ka fituar një numër të caktuar të ulëseve merret për bazë ai numër i deputetëve në listë që ka fituar më së shumti vota. Në këtë listë pastaj aplikohet kuota gjinore nëse nuk është arritur të përfaqësohet kuota gjinore prej 30% minimalisht”, u shpreh për “RTV Dukagjinin”, Eugen Cakolli.

    Ky dallim është vërejtur edhe me subjektet e vogla, ku nëse një deputeti me konkurrencë të madhe në subjektin të tij i duhen deri në 10 mijë votë, një kandidati tjetër në parti më të vogël mund të bëhet me vetëm 4 mijë votë”.

    “Nuk ekziston një kriter i caktuar se sa vota duhet të ketë një kandidatë për t’u bërë deputetë. Mesatarja e votave që një kandidat për deputet për të marrë mandatin në këto zgjedhje sillet prej 5-6 mijë vota. Por ky rregull nuk vlen për të gjithë subjektet pasi varet se sa deputetë kanë fituar. Zakonisht subjektet që kanë fituar më pak vota e që janë futur në Kuvend, edhe kandidatëve të tyre u duhen më pak vota për t’u bërë deputetë”, deklaroi më tej Eugen Cakolli.

    Por për komunitetet, ky numër mund të jetë shumë më i vogël. Deputeti që në legjislaturën e gjashtë kishte më së shumti vota ishte Albin Kurti me mbi 143 mijë vota, kurse Albert Kinolli nga komuniteti rom, pjesë e Kuvendit u bë me 539 vota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark