×
  • Lajme
  • Lajme

    “Për ty Ivanoviçi që ka vra shqiptarë është hero”, komentuesit nuk pajtohen me thirrjen e Kurtit që mos ta heroizojnë Faton Hajrizin

    Insajderi
    24 July 2024 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të mos e shpallin hero Faton Hajrizin, për të cilin të premten e 19 korrikut mediat serbe raportuan se e kanë vrarë.

    Ai u shpreh se hero është rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku dhe policë tjerë të rënë në detyrë.

    Pas kësaj thirrje të Kurtit, kanë vërshuar komentet negative duke mos u pajtuar fare me thirrjen e tij.

    Një komentues ka shkruar “Për ty Ivanoviçi është hero”, “Esat Pasha 2-shi”,  “Për ty Oloveri që ka vra 30 shqiptar është hero jo Fatoni”, shkruan një tjetër.

    “Edhe Oliver Ivanoviqi Gjingjiqi edhe këta i ke shpallë Hero”, ka komentuar një tjetër qytetar.

    “Jo ty po të shpallim hero qe e kallshe Kosoven e qerrojshe Policin psikopat”.

    “Hero edhe i lumt pushka”, ka komentuar një qytetar tjetër.

    “Jo more hero asht oliver ivanoviqi qe i ka egzekutu 16 shqiptar te ura

    “Po ty as Afrim Bunjaku nuk të ka interesu. Ke pas kritika edhe nga familjar të tij. Si nuk të vjen turp? Për Oliver Ivanovicin ke vajtu sikur Shkinat e Vranjes”, ka shkruar një tjetër.

    Vlen të theksohet se shumica e komentuesve janë shprehur kundër thirrjes së Kurtit.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark