×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Për vitin e 8-të me radhë ICT Awards vihet në kërkim të historive Shqiptare të suksesit në teknologji

    Insajderi
    12 February 2020 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e së Premtes në ambientet e Hotel Plaza në Tiranë u hap edicioni i 8-të i garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards me misionin për ti ardhur në mbështetje ekosistemit të inovacionit dhe startupeve në Shqipëri.

    Ceremonisë së hapjes së edicionit të 8-të ju bashkuan mëse 150 pjesëmarrës si profesorë, studentë, përfaqësues të biznesit dhe ekosistemit të inovacionit si dhe të ftuar specialë si zëvendës Ministri i Edukimit, Sporteve dhe Rinisë z. Oltion Rrumbullaku, z. Visar Jasiqi anëtar i jurisë së ICT Awards ndër vite, zj. Greta Lekaj nga sponsori tradicional Raiffeisen Bank, zj. Anisa Berisha nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe UK Tech Hub Albania, Prof. Dr. Edmond Hajrizi nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji dhe z. Arjan Cukaj nga Universiteti Metropolitan.

    Bashkëthemeluesi i ICT Awards z. Kushtrimi Shala në fjalën hapëse të përshkroi rrugëtimin 8 vjeçar të garës mbarëkombëtare, sfidave me të cilat u përball dhe fryteve të dhëna.

    ICT Awards, më shumë sesa një mision, është një platformë e cila vit pas viti ka konfirmuar kontributin e çmuar dhe punën e çdo inovacioni shqipfolës që ka lënë gjurmë në Shoqërinë shqiptare.

    Anëtari i jurisë ndër vite të ICT Awards z. Visar Jasiqi risolli në vëmendje të pjesëmarrësve sfidat e jurisë dhe organizatorit ndërsa kujtoi të gjithë fituesit të cilët po korrin suksese sot në hapësirën jo vetëm shqipfolëse por edhe botërore.

    Zëvendës-Ministri i Edukimit, Sportit dhe Rinisë z. Oltion Rrumbullaku vuri theksin tek rëndësia e mbështetjes së evenimenteve të tilla si ICT Awards në veçanti dhe sektorit të ICT-të në tërësi.

    Raiffeisen Bank është një prej mbështetësve që nga edicioni i parë i ICT Awards dhe z. Greta Lekaj e përshkroi këtë partneritet 8-vjeçar një shërbim në drejtim të ekosistemit të inovacionit. Një fjalë rasti ceremonia e hapjes ja dedikoi edhe mbështetësit më të ri të ICT Awards, që është Ambasada Britanike në Tiranë përfaqësuar nga zj. Anisa Berisha.

    Edicioni i tetë i ICT Awards do të ketë një kategori të re e cila u zbulua nga Koordinatori z. Ardian Alaj. Këtë vit garuesit mund të aplikojnë në kategorinë ICT Startupi i Vitit krahas ICT Inovacioni i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe ICT Siguri Kibernetike. Një tjetër ndryshim për këtë edicion bëri të ditur z. Alaj është shkrirja e kategorisë  ICT Mobiliteti i Vitit në atë të Inovacionit duke i dhënë peshë akoma më të madhe kësaj kategorie të synuar nga shumë kreator me fokus inovacionin.

    Aftësitë në Shekullin 21 dhe Roli i ICT në Edukim ishin dy panele surprizë gjatë ceremonisë. Instruktori i ICTSlab z. Johnny Siman dhe nxënësit 10 vjeçar Alexandër Xhuvani ndanë me të pranishmit njohurit e thelluara në fushën e teknologjisë, kodimit dhe inovacionit përmes një bashkëbisedimi.

    Niveli i arsimit të lartë në Shqipëri dhe Kosovë ishte tema kryesore e diskutimit të panelit të përbërë nga Prof. Dr. Edmond Hajrizi njëkohësisht edhe anëtar i ICT Awards ndër vite dhe z. Arjan Cukaj nga Universiteti Metropolitan. Z. Hajrizi gjeti rastin të prezanton edhe platformën më të re EON për studime në fushën e Realitetit Virtual dhe të Shtuar.

    Që nga themelimi i saj ICT Awards ka dëshmuar qindra punë e përpjekje, e histori suksesi çmuara Shqiptare që kërkojnë që transformimin që ka ndodhur brenda tyre ta përçojnë edhe në shoqërinë Shqiptare dhe vlerësuar çdo vit nga një trupë profesionistësh të zgjedhur nga fusha e teknologjisë dhe inovacionit siç është Juria e Albanian ICT Awards.

    Ceremonia e hapjes i paraprin dhjetëra takimeve të cilat do të organizohen në shkolla, universitete, biblioteka e hapësira inovacionit të cilat jo vetëm rrisin ndërgjegjësimin tek njerëzit rreth konceptit të inovacionit por edhe identifikojnë më të mirët të cilët të nesërmen do të shërbejnë si modele për çdo Shqiptar që ëndërron.

    Edicioni i 8-të i ICT Awards gëzon mbështetjen e dhjetërave sponsorëve, disa prej tyre tradicionalë si Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen dhe Albvision ndërsa këtë vit me mbështetjen e fuqishme edhe të Ambasadës Britanike. Albsoft, Facilization, Universiteti Metropolitan, Riinvest, UBT, AUK, Soft&Solutions, Baboon kanë ofruar mbështetjen e tyre për këtë edicion.

    Që nga themelimi ICT Awards ka vlerësuar mbi 1,000 projekte në fusha dhe kategori të ndryshme ndërsa 200 prej tyre janë vlerësuar në detaje si dhe janë shpërblyer me çmime për kategoritë te caktuara.

    Më shumë rreth kësaj gare, takimeve që do të organizohen, aplikimeve, kritereve të vlerësimit ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtar të ICT Awards 8: https://ictawards.org/2019/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark