Për VV-në debati ka prodhuar protestë – qytetarët ftohen nesër të mblidhen para Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për VV-në debati ka prodhuar protestë – qytetarët ftohen nesër të mblidhen para Kuvendit

    Insajderi
    03 August 2016 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për medie kanë thënë se Qeveria e Kosovës ka humbur sot debatin përball ekspertëve kundërshtues dhe se nesër kanë ftuar qytetarët që të dalin në protestë.

    Këtë ftesë e ka bërë Dardan Sejdiu, nënkryetar i Vetëvendosjes.

    “Ftojmë qytetarët e aktivistët, që nesër në orën 10:00 të mblidhemi para Kuvendit. Është momenti vendimtar që ta mbrojmë Republikën tonë, nga këta kriminelë e zaptues. Demarkacioni nuk do të kalojë. Qeveria e Kosovës po e provokon situatën. Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dalë jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë”, ka thënë Sejdiu

    Ndërsa Glauk Konjufca ka thënë se argumentet e ekspertëve kanë qenë të fuqishme dhe kanë treguar se si ka dështuar Komisioni Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi.

    “Qeveria e ka humbur sot debatin, ndihemi më të fortë dhe mendojmë se kemi edhe një legjitimitet edhe më të madh, ata frikësohen të pranojnë gabimin, do ta mbrojmë pakompromis”, ka thënë Konjufca./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark