Për zëdhënësin e Qeverisë disa gazetarë janë të pamoralshëm si Kallashi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për zëdhënësin e Qeverisë disa gazetarë janë të pamoralshëm si Kallashi

    Insajderi
    12 April 2016 - 00:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Publicisti Faton Abdullahu, do të ketë shumë punë me gazetarë pasi nga e hëna e 11 prillit ka marrë detyrën e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, por në postimet e shumta që ka në profilin e tij në Facebook, ka dhënë shumë cilësime për mediat e gazetarët.

    Në shumë postime të mëhershme ai gazetarët i ka quajtur gazetarët të pamoralshëm duke i krahasuar edhe me valltaret dhe këngëtaret Kallashi dhe Shkëndije Muja ndërsa analistët politik i ka quajtur prostituta.

    “Më shumë ka moral e ndershmëri në punën që bënë Kallashi e Shkëndije Mujaj se në punën që bëjnë disa gazetarë e media në Kosovë”, kishte shkruar ai në një postim me 18 Janar.

    ZEdhensi

    Ndërsa në një postim të 1 qershorit 2015, ai kishte quajtur analistët politik “prostituat e fjalës”.

    “Një numër jo i vogël i analistëve politik te ne me fjalët e tyre bëjnë të njejtën që bëjnë prostitutat me trupin. Klientela ju dallon – shpërblimi është i njëjtë”, ka shkruar Abdullahu.

    analistet

    Ai në Facebook është i njohur për statuset e tij duke shkruar për gati secilën ngjarje dhe fenomen në Kosovë.

    Në një postim tjetër të vitit 2015 ai e kishte cilësuar portalin Express si portal “pornografik” dhe “ekstremist”.

    zedhensiexpres


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark