Për zgjedhjet në veri "kushti" është Asociacioni, i bindur Petkoviqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Për zgjedhjet në veri “kushti” është Asociacioni, i bindur Petkoviqi

    Insajderi
    02 April 2023 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kusht që Lista Serbe të bëhet pjesë e zgjedhjeve në katër komunat në veri është themelimi i Asociacioni të Komunave [të banuara me shumicë] serbe, ka thënë i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, raporton Insajderi.

    Kështu shprehet Petkoviq për mediumin serb që operon në Kosovë dhe financohet nga Serbia, “Kosovo Online”. “Kusht për të shkuar [Lista Serbe] në zgjedhje është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, tha ai.

    “Për tëtë gjithë është e qartë se me çfarë vështirësi po përballemi në dialog. Sepse, në anën tjetër Prishtina nuk është e gatshme të zbatojë gjë, nuk është e gatshme të angazhohet për dialog, por vetëm dëshiron të shkaktojë incidente e të krijojë tensione në Kosovë”, ka thënë Petkoviq.

    Lista Serbe i ka paraqitur “dy kushte” për pjesëmarrje në zgjedhje: Themelimi i Asociacionit të Komunave [të banuara me shumicë] Serbe dhe tërheqja e njësive speciale të Kosovës nga veriu, shkruan Insajderi.

    Kohëve të fundit tensionet dolën në pah ku në pjesën veriore të vendit u sulmuan patrola të policisë së Kosovës si dhe u dogjën rreth tetë vetura të serbëve me arsyen e vetme se kishin konvertuar targat në të Republikës së Kosovës (RKS).

    Ndërkaq Policia e Kosovës arrestoi një person të nacionalitetit serb të dyshuar për sulme dhe plagosje të zyrtarëve policorë si dhe zjarrvënie kriminale ndaj veturave të konvertuara në targa RKS.

    Por, i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit kosovar të brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili për thirrjen e Rakiqit për “kryengritje” dhe “rezistencë” tha se është vepër e rëndë penale. “Republika jonë do të mbrohet në çdo cep dhe nuk ka organizim kriminal që mund të sfidojnë zyrtarët e vendit tonë”, tha Sveçla.

    “Nuk është hera e parë që sulmojnë, por për shumë grupe kriminale këto akte mbeten dhe të fundit. Sado zell të kenë grupet e tilla për destabilizim dhe kërcënim, zelli dhe vullneti për mbrojtjen e rendit publik nga institucionet tona është i pamatshëm dhe i parezervë”.

    Sveçla tregoi madje edhe në hollësi se kush është Milan Bozhoviqi.

    “Figurë e njohur për institucionet e sigurisë, si kriminel, pjesëtar aktiv i strukturës ilegale“Mbrojtja Civile” dhe grupeve të tjera kriminale. I njëjti po konsiderohet si hero për strukturat e Serbisë që e kanë dirigjuar. Për shkathtësitë e treguara në veprime kriminale ai është edhe ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Milan Radoiçiq”, shkroi Sveçla në Facebook.

    “Përveç djegies së veturave në veri, plagosjes së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dëmtimit të infrastrukturës sonë kritike, kalimit ilegal të kufirit, rrahjeve të qytetarëve serbë, haraçit dhe zjarrvënies së bizneseve lokale, ai ka marrë pjesë edhe në sulmet ndaj shtëpive dhe pronave të pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe dyshohet për vrasjen e një pjesëtari të EULEX”, shkroi mes tjerash ai./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark