Perandoria e harruar nga bota - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Perandoria e harruar nga bota

    Insajderi
    11 August 2016 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përgjatë shekujve, perandori e mbretëri kanë administruar në qytetin Ani, që ka qenë vend i mijëra njerëzve  Dikur ka qenë një qendër kulturore dhe fuqi rajonale gjatë kohës mesjetare kur dinastia armene Bagratid ishte në pushtet.

    Aty gjenden gjurmë të Perandorisë Bizantine e pastaj edhe të asaj Osmane.

    Sot, është një qytet i harruar në malet e lartë të verilindjes në Turqi, 45 kilometra nga qyteti kufitar Kars.

    Derisa ecni pranë rrënojave të qytetit, të lëna pasdore për më shumë se 90 vite, e vetmja zhurmë që dëgjoni është era që fryn, shkruan BBC.

    Vizitorët që kalojnë pranë mureve të qytetit përshëndeten me një pamje panoramike të qytetit tashmë i kthyer në rrënojë.

    Ndryshe njihet edhe si qyteti i 1.001 kishave.  Aty ka numër të jashtëzakonshëm të vendeve të kultit, të gjitha të dizajnuara me kujdes, por numri është hiperbolizuar meqë arkeologët kanë gjetur vetëm 40 kisha deri më tani.

    Qyteti është në listën e atyre vendeve që pritet të hyjnë në mbrojte të UNESCO-s./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark