Përballja me kancerin, Vjosa Berisha jep këshillën më të vlefshme - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Përballja me kancerin, Vjosa Berisha jep këshillën më të vlefshme

    Insajderi
    21 October 2021 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Producentja e njohur Vjosa Berisha prej disa muajsh po përballet me luftimin e sëmundjes së kancerit. Teksa ka ndarë edhe në media përballjen e saj me këtë sëmundje, Vjosa është shfaqur tejet motivuese dhe e fortë.

    Së fundmi ajo ka realizuar një sesion me pyetje – përgjigje në Instagramin e saj, me gra të cilat e ndjekin por që njëkohësisht po ballafaqohen edhe vetë me kancer.

    Ajo ka treguar për sfidën më të madhe në përballjen me këtë sëmundje dhe këshillën kryesore për të gjithë ata që janë diagnostifkuar me kancer.

     “Mendoj që sfida më e madhe është të bindësh veten që kanceri nuk është sëmundja më e keqe dhe në ditët e sotme ka më shumë raste që shërohen sesa që dështojnë. Në momentin që fillon të mëndosh kështu, pozitiviteti dhe fuqia për ta luftuar vijnë me të. Këshilla më e mirë është që asnjëherë të mos kërkosh në Google sa i përket kancerit dhe të shmangësh njohurinë e internetit sepse miliona lunatikë [të çmendur] ndajnë informacion aty” – është shprehur mes tjerash Vjosa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark