Përçarje në Kishën Ortodokse Serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përçarje në Kishën Ortodokse Serbe

    Insajderi
    24 December 2021 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Famullia kishës Shën Sava në New York me vendim të Kishës Ortodokse Serbe ka revokuar autoritetin e peshkopit Irinej [Dobrijeviq], duke ia besuar detyrën patriarkut Portifir.

    Ky vendim ka ardhur pasi famullia e New Yorkut kishte bërë shpenzime të pakontrolluara, gjatë renovimit të kishës.

    Besimtarët ortodoksë në New York kanë ngritur vazhdimisht një sërë akuzash kundër peshkopit Irinej, duke e akuzuar atë për shpenzime të jashtëligjshme të parave gjatë renovimit të kishës, për të kërkuar që patriarku ta largoj këtë nga juridiksioni ipeshkvnor dhe t’ia dorëzojnë patriakanës.

    Po ashtu, një problem tjetër për Kishën Ortodokse Serbe dhe famullinë e saj ishte mospajtimi me peshkopin para gjykatës amerikane ngase një grup famullitarësh i dërguan letër paralajmëruese peshkopit. Kjo, sipas ligjit amerikan, i paraprin padisë.

    Renovimi i kishës Shën Sava në New York ishte planifikuar të bëhet me 3.6 milionë dollarë, por se kjo vlerë kishte arritur në 8 milionë dollarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark