Përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali, Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-sulmuesin e njohur brazilian - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali, Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-sulmuesin e njohur brazilian

    Insajderi
    02 September 2025 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Lartë Federale në Brazil ka refuzuar kërkesën për lirim të ish-futbollistit Robinho, duke vendosur që ai të vijojë të qëndrojë në paraburgim.

    Vendimi u mor në një seancë virtuale të zhvilluar të premten (29 gusht), ku 10 nga 11 gjyqtarët votuan kundër lirimit të tij.

    Robinho, 40 vjeç, ndodhet në burg që nga marsi i vitit 2024, pasi Gjykata e Lartë e Drejtësisë (STJ) pranoi zbatimin në Brazil të vendimit të gjykatës italiane, e cila e dënoi ish-sulmuesin me nëntë vite burg për pjesëmarrje në përdhunimin e një gruaje shqiptare në një klub nate në Milano, në vitin 2013.

    Avokatët e tij apeluan vendimin, duke argumentuar se dënimi nuk mund të ekzekutohej pa u shteruar të gjitha mundësitë e apelimit. Megjithatë, Gjykata e Lartë Federale e rrëzoi këtë pretendim, me përjashtim të gjyqtarit Gilmar Mendes, i cili hodhi votën e vetme pro lirimit të përkohshëm.

    Vendimi e lë Robinhon përfundimisht pas hekurave, ndërsa ish-lojtari i Real Madridit dhe Milanit do të duhet të vuajë dënimin në një burg brazilian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark