Një dramë familjare është zbuluar në Volos të Greqisë.
Në një familje greke, gjyshi ka përdhunuar për dy vite rresht mbesën e tij.
Për këtë ngjarje të rëndë gjykata e Apelit të Larisës e ka dënuar të moshuarin monstër me 12 vite burg.
70-vjeçari akuzohet se abuzoi seksualisht me mbesën e tij 8-vjeçare, për një periudhë dy vjeçare. Sipas mediave greke bëhet me dije se i moshuari i ka mohuar akuzat, ku thuhet se nga viti 2014 deri në 2016 përdhunoi vazhdimisht mbesën e tij.
Gjykata e Apelit të Larisës e shpalli më në fund 70-vjeçarin fajtor duke e dënuar me 12-vjet heqje lirie. Kujtohet se 70-vjeçari është dënuar fillimisht me 18 vite burg në dhjetor të 2017-ës./