Përditësimi i fundit nga KQZ - Kaq vota kanë marrë kandidatët e PDK-së deri tani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përditësimi i fundit nga KQZ – Kaq vota kanë marrë kandidatët e PDK-së deri tani

    Insajderi
    20 February 2025 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Deri tani janë numëruar 92.58% e votave, dhe rezultati për kandidatët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tregon se Bedri Hamza ka 153,789 vota.

    Pas tij, në vend të dytë është kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi 87,288.

    Në vend të tretë renditet Uran Ismaili me 38,110 vota, ndërsa Vlora Çitaku mban vendin e katërt me 35,754 vota.

    Në pesë vendet e para përfundon lista me Sala Jasharin, i cili ka marrë 32,597 vota, ndërsa Përparim Gruda renditet i gjashti me 27,495 vota.

    Jakup Nura është pas tij me 27,069 vota, ndërsa Ganimete Musliu dhe Rrahman Rama kanë marrë respektivisht 26,862 dhe 26,095 vota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark