Përditësohen të dhënat e fundit nga votat e diasporës, kjo parti po rritet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përditësohen të dhënat e fundit nga votat e diasporës, kjo parti po rritet

    Insajderi
    03 March 2025 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga numërimi i votave nga Diaspora. Deri me tani janë numëruar 77.54 përqind e votave të mërgatës nga votimi përmes postës apo 145 kuti.

    Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.15 përqind e votave apo 24 mijë e 507 vota.

    Pas VV’së, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.24 përqind e votave apo 13 mijë e 742 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 9.70 përqind apo 4 mijë e 560 vota.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 3.06 përqind e votave apo 1 mijë e 438 vota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark