Policia e Kosovës ka njoftuar, se të premten ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi që sipas policisë ata kanë manipuluar me një dron pa leje përkatëse nga aviacioni civil.
Rasti ka ndodhur gjatë paradites, ndërkaq është cilësuar si “rrezikim i sigurisë së aviacionit”.
Të dyshuarit, janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /Insajderi.com