Janë shoqëruar në stacionin policorë dy persona pasi iu është gjetur dhe konfiskuar një OC-sprej.
Një rast ka ndodhur në Fushë Kosovë, ndërsa tjetri në Podujevë.
Të dyja rastet, sipas raportit të policisë, kanë shkuar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
·
Fushë Kosovë 20.11.2021 – 01:59. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një OC-sprej. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 20.11.2021 – 04:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një OC-sprej. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.