Përdori luftën e Kosovës si pretekst për t’u futur ilegalisht në Britani- Mediumi britanik shkruan për ambasadorin e ri të Shqipërisë atje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Përdori luftën e Kosovës si pretekst për t’u futur ilegalisht në Britani- Mediumi britanik shkruan për ambasadorin e ri të Shqipërisë atje

    Insajderi
    24 December 2023 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i ri i Shqipërisë në Britaninë e Madhe është futur në shtetin në fjalë ilegalisht, në pjesën e pasme të një kamioni.

    Uran Ferizi, 42 vjeçar, sipas mediumit britanik ‘Daily Mail’, bëri një kërkesë false për azil kur mbërriti në Calais në vitin 1998, duke pretenduar se ishte kosovar dhe duke dhënë një datë të rreme të lindjes, përcjell Gazeta Insajderi.

    Javën e kaluar, ai u pranua zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e David Cameron si përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Britani.

    Ferizi do të veprojë si ndërlidhës mes Shqipërisë dhe qeverive të Mbretërisë së Bashkuar për të frenuar migracionin ilegal.

    Burime të shumta të mediumit kanë konfirmuar se Ferizi ka mbërritur në Britaninë e Madhe si migrant ilegal – pa asnjë dokument identifikimi kur ai erdhi në Dover, duke pretenduar rrejshëm se ishte duke ikur nga lufta në Kosovë.

    Ai u lejua të qëndronte derisa çështja e tij të vlerësohej nga zyra e migracionit.

    Të dhënat publike tregojnë se ai u martua me një grua britanike të quajtur Sarah Lennon në maj të 2000-ës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark