Sipas një prokurori suedez, në shtetin e Suedisë nuk konsiderohet e paligjshme nëse shfaqet flamuri i Shtetit Islamik (ISIS), dhe se nuk mund të konsiderohet si nxitje e urrejtjes racore.
Një burrë 23-vjeçar nga qyteti i Laholm, i cili kishte publikuar një fotografi të tij së bashku me flamurin e ISIS-it në rrjetin social Facebook, më pas nuk është ndjekur penalisht për këtë veprim, ani pse publikimi i kësaj fotografie ishte raportuar në polici, si një veprim për urrejtje racore.
23 vjecari, me origjinë nga Syria, kishte mohuar akuzat.
“Nuk jam përkrahës i ISIS, ky flamur është simbol islam, i cili është përdorur për qindra vite dhe po abuzohet nga ISIS”, ka thënë ai. /Insajderi.com