×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përdorimi i Buleshkajt nga Kurti- Kallëzim penal kundër Isufajt, amnistim për Donika Gërvallen

    Insajderi
    23 February 2022 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjensia Kundër Korrupsionit ngriti kallëzim penal ndaj Blerim Isufajt pak ditë pas konfirmimit të tij si kandidat  për kryeprokurorë të shtetit. Kallëzimi u ngrit për veprën raportimi i rremë i pasurisë. Por, njësoj nuk ndodhi edhe për veprën e njejtë nga ministrja Gërvalla.

    Ministrja Gërvalla madje deklaroi publikisht se ka bërë deklarim të rrejshëm të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

    Gërvalla në ATV e ka konfirmuar se kishte fshehur një biznese dhe pasurinë e burrit.

    Pra kësisoj, Gërvalla nuk e ka përfillur nenin 5 të Ligjit për Deklarim të pasurisë, duke mos e deklaruar pasurinë e bashkëshortit dhe as të anëtarëve të tjerë të familjes

    “Tek formulari i deklarimit të pasurisë, unë kam ardhur dhe e kam deklaruar atë çfarë kam. Është shumë e vërtetë që aty nuk është përfshirë një kompani e cila ka një vlerë të tërësishme prej 500 euro, kaq janë aksionet që janë aty. Është e vërtetë nuk e kam përfshirë, sepse në atë fazë kam menduar që është diçka që nuk i përket këtij deklarimi të pasurisë”, Ka thënë Gërvalla në ATV.

    Arsyeja pse nuk e ka deklaruar pasurinë e bashkëshorit sipas saj lidhet me faktin se ai jeton në dy shtete.

    “Aty për shembull nuk janë të përfshira edhe të ardhurat, rroga e bashkëshortit tim sepse është një problem kur jeton në dy shtete, ka disa çështje që janë të lidhura me legjislacionin e atij vendi”, ka thënë ajo në ATV.

    Megjithëse Blerim Isufaj dhe ministrja Gërvalla ndodhen në pozitën e njejtë prej aspektit të mos deklarimit të pasurisë, AKK ka zgjedhur që ta ndëshkoj vetëm Isufaj por jo edhe ministren e Kurtit.

    Krejt kjo pasi Gërvalla është amnistuar e ndaj Blerim Isufajt vetëm gjashtë ditë pas shpalljes së kandidaturës për kryeprokurorë të shtetit është shpallur kallëzimi penal.

    Njeriu i afërt me VV-në, Yll Buleshkaj i cili ka pozitën e drejtorit në AKK nuk e ka ndëshkuar ministren e Kurtit për veprën penale deklarim i rremë i pasurisë.

    E qe për të njëjtën vepër nuk e kurseu Blerim Isufajn kandidatin potencial për kryeprokuror te shtetit.

    Buleshkaj si duket po ia kthen favorin Kurtit duke mos e shqetësuar fare ministren e tij për mosraportim të pasurisë.

    Kujtojmë se në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, mbledhjet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po mbaheshin me tensione të shumta. Kjo pasi KQZ kishte kërkuar një mendim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, lidhur me kandidatët nëpër lista që ishin shpallur fajtorë për vepra penale.

    KGjK i kishte rekomanduar/ përgjigjur KQZ-së, që kandidatët me vepra penale, të mos certifikoheshin, ashtu siç e kërkon edhe ligji. Mes këtyre emrave, ishte edhe numri një në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti (tani kryeministër).

    Derisa në Kosovë, po zhvillohej debat i zjarrtë lidhur me këtë çështje, çdo mendim e rekomandim atëkohë dukej se kishte rëndësi të madhe. I tillë ishte edhe rekomandimi i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, që kryesohet nga Yll Buleshkaj, e që rekomandimi i tij ishte që ‘të certifikoheshin të gjithë kandidatët’.

    “Ne i kemi udhëzu ashtu siç mendojmë që është dashtë të veprojnë, pra të certifikohen të gjithë”, pati deklaruar vet Buleshkaj në një prej deklaratave në janar 2021.

    Duke qenë se rekomandimi i Zyrës që udhëhiqte Buleshkaj, ishte në kundërshtim me rekomandimin e KGjK-së, partitë si PDK e LDK, e quanin si ‘shkelje të demokracisë’, rekomandimin e Zyrës së udhëhequr nga Buleshkaj.

    Vet Buleshkaj, ishte justifikuar se nuk kishin pasur kohë t’i shqyrtonin të gjitha rastet. Pas kësaj kohe Buleshkaj u bë një prej personave të preferuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Pas kësaj kohe Buleshkaj u bë një prej personave të preferuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Andaj, duke qenë në listën e personave të dëshiruar nga Kurti, padyshim që kujdesi i shtuar është ndjerë përmes këtij veprimi edhe për ministren e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark