×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Përdorimi i emojit po shkakton probleme në rastet gjyqësore

    Insajderi
    19 February 2019 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përdorimi i figurave të emojit po vazhdon të rritet me shpejtësi në rastet gjyqësore dhe ndërsa ata ende nuk janë një faktor vendimtar në çdo rast, profesori i ligjit i Universitetit të Santa Clara, Eric Goldman pret që ata të luajnë një rol më të madh në të ardhmen dhe gjykatat duhet të përgatiten, shkruan Insajderi.

    “Sado i pazgjidhur të jetë  ligji i emojit sot, vetëm sa po bëhet më e komplikuar me zhvillimin e teknologjisë”- ka thënë ai.

    Goldman po ndjek të gjitha rastet kur fjalët “emoji” ose “emoticon” shfaqen në bazat e të dhënave të gjykatave të ndryshme të SHBA. Hulumtimi i tij ka zbuluar 171 raste që nga viti 2004, me më shumë se gjysmën në vetëm dy vitet e fundit: 33 në 2017 dhe 53 në 2018.

    Këto raste rrallë varen nga përdorimi i emoji ose emoticons, dhe simbolet nuk kanë luajtur një rol të madh në ndonjë nga rastet e 2018 – në disa raste, gjyqtarët madje zgjodhën të thonë “emoji hiqet” kur lexonin transkriptet e tekstit para jurisë.

    Por sipas Goldman, gjykatat duhet të pranojnë dhe të përpiqen të interpretojnë emojit pasi ata luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në formimin e kuptimit që qëndron pas komunikimit tonë.

    “Mund të imagjinoni nëse keni një fytyrë të mërzitshme pas fjalisë në tekst, do ta lexoni atë fjali shumë ndryshe sesa pa fytyrën me sy të mërzitur”, tha ai.

    Fakti që emojit duke ndryshe në pajisje të ndryshme, kjo gjithashtu i shton dykuptimësi.

    Në fund të fundit, nevoja për të kuptuar dhe interpretuar emojit mund të çojë në shfaqjen e një karriere të re në sistemin ligjor: eksperti rajonal i emoji.

    “Emoji zakonisht ka dialekte. Ata nxjerrin kuptim nga konteksti i tyre “, shpjegoi Goldman .Ju mund të flisni për emoji si një fenomen, por sa për ate se qfarë nënkupton një  emoji i veçantë  ju nuk do të shkoni tek një gjuhëtar, por tek dikush që është i njohur me atë komunitet./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark