“Çfarë është ajo gjë që dëshironi ta shikoni në Twitter në 2017-tën?” ishte pyetja që Jack Dorsey u drejtoi përdoruesve të platformës ditën e Enjte ndjekur nga një diskutim i cili zgjati për të tëra.
Dorsey tha se me cicërimën e tij po ndiqte hapat e CEO-s së Airbnb Brian Chesky i cili gjithashtu aplikoi një praktikë të ngjashme gjatë javës me pyetje në rrjetin social.
Megjithatë përfitimet që mund të ketë Twitter nga ky diskutim mund të jenë shumë më të larta duke pasur parasysh gjendjen e vështirë që po kalon rrjeti social.
CNBC raportoi se kërkesa numër 1 ishte “një buton editimi” për cicërimat ndjekur nga një buton për ruajtjen e cicërimave për lexim të mëvonshëm dhe opsione më të mira të raportimit të përmbajtjeve.
Butoni i editimit të cicërimave për Dorsey-n dhe Twitter është sfida e vërtetë dhe shefi ekzekutiv tha se po konsiderohet seriozisht implementimi i tij.
Në fund të fundit mund të keqpërdoret diçka e tillë duke ndryshuar vazhdimisht faktet publike. Dorsey hodhi tezën e kufizimit të numrit të editimeve ose kufizimi vetëm në përmirësime gramatikore.