Instagram ka reaguar pas problemeve me të cilat po përballen përdoruesit në rrjetin social. Në orët e fundit, përdoruesit e Instagramit në mbarë botën kanë hasur probleme me funksionimin e llogarive të tyre, të cilët janë informuar “se u është pezulluar llogaria”.
Përdoruesit nuk ishin në gjendje të identifikoheshin dhe në vend të kësaj po shihnin një mesazh që thoshte “llogaria e tyre është pezulluar” . “Ne kemi pezulluar llogarinë tuaj më 31 tetor 2022,” thuhej në njoftim, duke theksuar se kjo ishte për shkak të një “shkeljeje të kushteve të komunitetit”.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me qasjen në llogarinë tuaj në Instagram. Po e shqyrtojmë dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin.”, ka shkruar kompania në Twitter.
We're aware that some of you are having issues accessing your Instagram account. We're looking into it and apologize for the inconvenience. #instagramdown
— Instagram Comms (@InstagramComms) October 31, 2022