Perëndimi kërkon ministra kredibil në Qeverinë e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Perëndimi kërkon ministra kredibil në Qeverinë e Kosovës

    Insajderi
    28 May 2016 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, kanë mohuar të jenë të përfshirë në procesin e përzgjedhjes së ministrave të rinj në Qeverinë e Kosovës, pasi që, siç thonë ata, kjo çështje i takon ekzekutivit të vendit.

    QUINT-i që përbëhet prej Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Britanisë dhe të Gjermanisë, kërkojnë ministra kredibil në Qeverinë e Kosovës.

    Megjithatë kanë theksuar nevojën që në postet ministrore të emërohen njerëz të kualifikuar dhe kredibilë, pasi, sipas ndërkombëtarëve, është përgjegjësi e ministrave që ta luftojnë korrupsionin dhe ta zhvillojnë ekonominë e vendit.

    Zëdhënësja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, J. Michelle Shohn, ka thënë për “Zërin” se kjo Ambasadë vazhdimisht ka theksuar nevojën që njerëz kredibilë dhe të kualifikuar të emërohen në postet ministrore, megjithatë Shohn ka thënë se kjo Ambasadë nuk ndikon në procesin e emërimit të tyre/Zëri


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark