×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Perëndimi nuk ja dha! Ukraina nis prodhimin e dronëve me rreze të gjatë veprimi

    Insajderi
    30 August 2024 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht hezitimit të Perëndimit për t’i dhënë Ukrainës dritën e gjelbër që ta sulmojë Rusinë me raketat me rreze të gjatë të furnizuara nga ajo, shteti i cili po lufton pushtimin rus që më shumë se dy vjet, tashmë po prodhon vetë dronë me rreze të gjatë veprimi.

    Prodhimi i tyre po bëhet me një kosto jo shumë të lartë, derisa mbrojtja që nevojitet për t’i rrëzuar ata kërkon shpenzime shumë më të mëdha. Zyrtarë të kompanive që po i prodhojnë ato thonë se strategjia tashmë po krijon dilema të mëdha për Moskën.

    Ukraina ka shtuar sulmet e saj me rreze të gjatë brenda Rusisë gjatë muajve të fundit, duke lëshuar një sërë dronësh në të njëjtën kohë, drejt objektivave strategjike, disa herë në javë. Objektivat përfshijnë bazat e forcave ajrore, depot e naftës dhe municionit, si dhe qendrat e komandës.

    Firmat ukrainase po prodhojnë tani qindra dronë sulmues në muaj, me një kosto që nevojitet për të prodhuar një dron të ngjashëm në Perëndim.

    Por kush është përfshirë në këtë mision?. Ato përfshijnë një nga prodhuesit më të mëdhenj të dronëve në Ukrainë, si dhe një kompani të madhe të të dhënave që ka ndihmuar në zhvillimin e softuerit për Ukrainën, për t’i kryer këto sulme.

    Francisco Serra-Martins, bashkëthemelues i kompanisë “Terminal Autonomy”, thotë se strategjia tashmë po krijon dilema të mëdha për Moskën. Ai beson se me investime shtesë, vala e luftës do të kthehej në favor të Ukrainës. (A2 Televizion)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark