Perëndimi shqyrton sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Sirisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Perëndimi shqyrton sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Sirisë

    Insajderi
    17 October 2016 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar qeveritë e Sirisë dhe të Rusisë për sanksione të reja ekonomike, nëse vazhdojnë të bombardojnë Alepon.

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, e ka përshkruar situatën si “katastrofën më të madhe humanitare”.

    Ai ka thënë se Rusia duhet ta kuptojë se “kjo luftë nuk mund të përfundojë pa zgjidhje politike”.

    Kerry është në Londër, për të marrë pjesë në bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit në Siri, shkruan rel.

    Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, ka thënë se “krime kundër njerëzimit” po ndodhin çdo ditë në Alepo.

    Në qytetin e rrethuar jetojnë mbi 270,000 banorë. Agjencitë e ndihmës thonë se armëpushimi është urgjentisht i nevojshëm për të furnizuar civilët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark