Një delegacion i Listës Serbe është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesit e BE-së sot në Prishtinë.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga Shtëpia Evropiane në Prishtinë.
Mediat serbe, kanë raportuar se pjesë e Listës Serbe janë kryetari Zlatan Elek, nënkryetari Dragisha Miloviq dhe Igor Simiq.
Mediumi serb thotë se takimi vjen pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në pjesën veriore të vendit.