Në një njoftim të KFOR-it, thuhet se gjenerali Bernacca dëgjoi shqetësimet e shprehura nga delegacioni vizitues. Ai theksoi se “KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe është i përgatitur mirë për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë”.
“Ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së. Në këtë drejtim, KFOR-i vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
Pjesëtarë të Listës Serbe është raportuar se gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim edhe me ambasadorët e shteteve të Quint-it në Prishtinë.