Përfaqësues të shtetit dhe shoqërisë civile vizitojnë urën e Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësues të shtetit dhe shoqërisë civile vizitojnë urën e Mitrovicës

    Insajderi
    02 December 2016 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë vizituar sot Mitrovicën për të parë nga afër zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për rivitalizimin e urës së Mitrovicës.

    Ata kanë bërë monitorimin e punimeve në urën mbi lumin Ibër, të shoqëruar edhe nga kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri.

    Gjatë kësaj vizite u konstatua nga afër progresi i arritur për revitalizimin e kësaj ure, thuhet në një komunikatë për media.

    Po ashtu, përfaqësuesit e KDI-së dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, pas vizitës mbajtën tryezë diskutimi në këtë komunë, me temë “Dialogu Kosovë – Serbi: impakti në jetën e qytetarëve”, që ka për qëllim të promovojë bashkëbisedimin në mes deputetëve dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile si dhe qytetarëve lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

    Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështje me interes për të gjithë qytetarët siç janë liria e lëvizjes, edukimi dhe normalizimi i marrëdhënieve ndëretnike në përgjithësi, thuhet në njoftim.

    Pjesë e diskutimit ishin përfaqësues të shumtë nga organizatat e shoqërisë civile nga rajoni i Mitrovicës, përfaqësues të ambasadave si dhe organizatave ndërkombëtare si dhe Elmi Reçica, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Pal Lekaj, deputet, Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës së Jugut si dhe Adrijana Hoxhiq, përfaqësuese nga Mitrovica e veriut dhe Jeta Krasniqi nga KDI.

    Aktivitetet në Mitrovicë u realizuan në kuadër të projektit për fuqizimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj qeverisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, që financohet nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark