Përfaqësues të Vetëvendosjes bëjnë homazhe në Gllogjan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësues të Vetëvendosjes bëjnë homazhe në Gllogjan

    Insajderi
    16 April 2016 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë homazhe në Gllogjan, në nderim të dëshmorëve të rënë në betejën e Maznikut, me këtë datë në 1999.

    Në emër të Vetëvendosjes në Gllogjan kanë qenë deputetët Albin Kurti e Rexhep Selimi, si dhe Ylli Hoxha, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, dhe anëtarë të tjerë.

    Më 16 prill 1999 ra heroikisht Shkëlzen Haradinaj, komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit.  Po atë ditë u vranë edhe pjesëtarë të tjerë të brigadës 131 Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark